‘Be my Eyes’/ Inteligjenca artificiale vihet në shërbim të të verbërve

10 Prill 2023 | 19:43

Modelet e gjuhëve në Inteligjencën Artificiale duket se po kthehen në një mjet të fuqishëm për njerëzit me kapacitete të kufizuara. Në Danimarkë, aplikacioni “Be My Eyes” po e përdor këtë teknologji për të ndihmuar të verbrit të marrin informacion më të saktë për gjërat që nuk i shohin.

“E përdor rregullisht, ndoshta një ose dy herë në javë. Zakonisht e përdor në jetën e përditshme, për shembull kur po gatuaj dhe më duhet t’u hedh një sy enëve dhe kanoçeve me ushqime, të cilat mund të jenë të vështira për t’u marrë vesh se çfarë janë. Natyrisht ju mund ta tundni atë, por mund të jetë gjithçka”- tha Jesper Holten, përdorues i “Be My Eyes”.

Sinkron “E kam pasur të vështirë të fle që kur shpika këtë aplikacion pasi mendoj se ka shumë mundësi të tjera. Aktualisht ajo është vetëm një foto e asaj që mund të përshkruhet, por mund ta bëjmë të punojë në një “video stream”, ku njeriut mund t’i përshkruhen gjërat kur ecën”- shton Hans Jorgen Wiberg, themelues i “Be My Eyes”.

Realizimi i këtij shërbimi është bërë i mundur nga inteligjenca artificiale “Chat GPT”, e cila megjithatë është ndaluar në disa vende për motive të lidhura me keqpërdorimin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026