Iu vendos tritol në makinë, flet Ndreca: Ky sulm ka një emër
Bernard Ndreca, kreu i Rithemelimit në Vaun e Dejës, reagoi në një deklaratë për mediat rreth minës që solli shpërthimin e makinës së tij.
Ai tha se nuk ka konflikte personale me askënd dhe sulmi i bërë ndaj tij është për arsye politike, ndërsa i gjithë momenti i vënies së minës është i filmuar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë.
“Ky është një incident i mirëorganizuar që më ndodhi mua dhe familjes sime. Unë nuk kam asnjë përplasje: as familja ime as farefisi dhe askush. Ky incident e ka një emër, dihet që emri është politik. Mua më është bërë si kryetar i degës së Partisë Demokratike.
Çdo gjë është e pasqyruar me pamje filmike, pasi shtëpia është me kamera. Në orën 6:30 të mëngjesit kam ndezur makinën; në momentin që ka lëvizur makina nga vendi atëherë ka plasur. Po e them edhe një herë: unë nuk kam asnjë lloj konflikti të hapur me asnjë. Kjo është përdorur politikisht. Nuk i është vendosur mina Benard Ndrecës, por i është vendosur mina kryetarit të Partisë Demokratike, Zef Hila. Kjo dihet hapur, se këta janë të mirëorganizuar për një sulm të tillë”, -tha Bernard Ndreca.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)