“Pankreasi, organi më i vështirë për t’u hequr”- kirurgu sqaron arsyet

12 Prill 2023 | 08:33

Pankreasi është një nga organet pa të cilin ne mund të jetojmë por heqja e tij është një nga ndërhyrjet më të rrezikshme.

Fabjan Mustafaj, i ftuar në “Good Morning Albanians”, tha se pankreasi është një organ shumë  i rëndësishëm pasi ai prodhon insulinën, e pas heqjes së tij, pacienti do duhet të marrë ilaçe.

Gjithashtu kirurgu e cilësoi heqjen e pjesshme të pankreasit si një nga ndërhyrjet më të të rrezikshme.

“Pankreasi është pas stomakut dhe kur bëhet heqja e plotë apo e pjesshme  e pankreasit, heqja e pjesshme është më e vështirë sepse duhet të bëjmë rindërtimin funksional.

Pra duhet të lidhim pjesën e mbetur të pankreasit me zorrën e hollë, një pjesë të stomakut  me zorrën e hollë, një pjesë të kanaleve të tëmthit me zorrën e hollë.

Pra bëhen tre ndërhyrje të cilat janë delikate dhe të rëndësishme, ku nëse njëra prej tyre cedon, rrezikon jetën e pacientit”,-tha kirurgu Mustafaj në Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024