Krijimi i aleatëve strategjikë, Andoni: Ministrat e Jashtëm kanë bërë punë minimale

12 Prill 2023 | 12:21

Gazetari Ben Andoni tha për Euronews Albania se Shqipëria e ka të vështirë të krijojë aleanca me ndërkombëtarët, pasi nuk ka krijuar strategji për bashkëpunimin me ta.

Ai tha se do të mjaftonte të shikonim dokumentet në Ministrinë e Jashtme për të kuptuar që ministrat  kanë bërë shumë pak punë dhe se nuk kanë lënë trashëgimi në politikën e jashtme.

“Në qoftë se do bëje një kërkim në Ministrinë e Jashtme do kuptoje realisht peshën e shtetit  shqiptar. Do i referohen një studimi  të zotit Shaban Murati, në përpjekje për të gjetur dokumentacione ti shikon se shumica e ministrave të jashtëm shqiptarë, për mos të thënë të gjithë, e madje edhe diplomatë të saj në pjesën më të madhe; kanë lënë gati gjëra shumë minimale për punën e tyre, për strukturën se si ndërtohet politika e jashtme, apo se si nderohet politika e jashtme.

Ne përveçse nuk kemi dokumentin e pavarësisë, nuk kemi as  dokumentin e vitit ’26, dokument në të cilin fuqitë e mëdha të asaj kohe noterizuan kufijtë aktual të Shqipërisë. Atë dokument ti uk e gjen dot në arkivin e shtetit shqiptar. Nga këtu ti kupton se njerëzit që ne kemi zgjedhur dhe politikat që kemi bërë kanë qenë individuale”, tha gazetari Ben Andoni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026