“6 prokurorë në një zyrë”, kreu i KLP: Ja si do zgjidhet çështja e ambienteve
Alfred Balla, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania tha se shqetësimi i ngritur nga drejtuesi i Prokurorisë Posaçme Altin Dumani, se prokurorët nuk kanë ambiente për të punuar, është i drejtë.
“6 prokurorë qëndrojnë në një zyrë, në momentin që dikush duhet të marrë në pyetje dikë, 5 të tjerë duhet të largohen”, është shprehur më herët Dumani.
I pyetur për këtë çështje kreu i KLP Alfred Balla tha se çështja e ambientit falë bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Bashkinë e Tiranës do të zgjidhet shumë shpejt.
“Në fakt këshilli në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Bashkinë e Tiranës i ka dhënë zgjidhje këtij problemi. Shumë shpejt ne do vëmë në dispozicion të Byrosë Kombëtare të Hetimit ambientet e reja që ndodhen përballë zyrave të SPAK. ato kishin një destinacion tjetër por qeveria do i bëjë transferim kapital për strukturën e Posaçme. pastaj do i ndajnë vetë, qoftë Byroja Kombëtare e Hetimit, qoftë Prokuroria e Posaçme, por përfundimisht do zgjidhet në mënyrë të plotë problematika me ambientin”,-tha për Euronews Albania kreu i KLP.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush