Ylli Manjani tregon rastin në gjykatë: Vodhën sallam ta hanin dhe i çuan në burg

12 Prill 2023 | 22:56

Juristi Ylli Manjani tregoi në “Now me Erla Mëhillin” një rast nga gjykata, ku një çift u dënua pasi kishin vjedhur sallam.

Ai ironizoi vendimin e gjykatës duke thënë se “i do fort” e se nuk mund t’u kërkohet llogari pse nuk merren me çështje që vlejnë miliona euro, pasi duhet të japin vendime “shembullore” për një sallam.

“I ka futur një të dënuar gjykata e Tiranës një çifti për një rrotë sallam që e kishin vjedhur. E kishin vjedhur se u hahej bukë, mo. I kanë futur një të dënuar…I hahet moj njeriut, çfarë do bëjë?! S’kam lekë, do shkoj ta vjedh, ta ha. I kanë futur një të dënuar shembullore. Ju thoni tani, të merret gjykata me 100 milionë euro,” – tregoi Manjani.

Juristi tregoi se çifti është ende duke vuajtur dënimin në burg.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026