Zgjedhjet lokale, Gjiknuri: Berisha kollovar në shtëpinë e Metës

13 Prill 2023 | 13:51

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri foli për zgjedhjet lokale  të 14 majit, ku nuk la pa ‘sulmuar’ dhe opozitën.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gjiknuri theksoi se njohin Ilir Metën si përfaqësues të vërtetë të opozitës Ilir Metën pasi nën siglën e PL-së opozita është regjistruar në zgjedhje.

Më tej Gjiknuri nënvizoi se ish-kryeministri Sali Berisha “është kollovar në shtëpinë e Ilir Metës”.

“Aty në fakt përfaqësuesi i vërtetë i opozitës është Ilir Meta sepse ai është shtëpia që i ka dhënë letrat ku strehohen. Po të shikoni listat bashkiakë në të gjithë Shqipërinë dominohen nga kandidatë të ish-LSI-së dhe mesa duket Berisha duket sikur ka hyrë kollovar në shtëpinë e Metës dhe operon nën strehën e Metës dhe logon e tij”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026