Shpërthimi në Vaun e Dejës, Gjiknuri: Foltorja e ka traditë të akuzojë kundërshtarët
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, ka komentuar shpërthimin me tritol në makinën e kreu të Grupit të Rithemelimit në Vaun e Dejës Benard Ndreca pak ditë më parë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ngjarja është kriminale dhe drejtësia duhet të hetojë deri në fund.
Më tej ai tha se ‘foltorja’ e Sali Berishës e ka traditë të akuzojë gjithmonë kundërshtarët, sa herë që ndodh një ngjarje.
“Organet shtetërore duhet të hetojnë, të zbardhin të vërtetën. Inkurajojmë drejtësinë që t’i shkojë deri në fund për të eliminuar çdo lloj akuze. Akuzat ngrihet aty ku ka mistere. Foltorja berishiane e ka pasur traditë që sa herë të ndodhë një ngjarje të akuzojnë kundërshtarët, pra kjo është një psiqik e tyre politike , më pas del dhe ndonjë ngjarje që mbase dhe inskenojnë vet. Unë mendoj se ngjarja është kriminale dhe e dënueshme, drejtësia të hetojë dhe të bëjë punën që i takon. Në Vaun e Dejës nuk kam informacion për probleme në lidhje me fushatën elektorale, gara elektorale është e fortë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vizita e Escobar në Tiranë, Gjiknuri zbulon mesazhet për mazhorancën dhe opozitën
- Deklaroi se do fitonin 45 bashki, Gjiknuri: Duke parë kundërshtarin, ja sa marrim
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026