Nga Tirana drejt Rotterdamit, rikthehen çerekfinalet e Europa League

13 Prill 2023 | 15:09

Juventus, Manchester United e Roma vijojnë rrugëtimin e tyre për t’i shkuar deri në fund kompeticionit të Europa Ligës. 4 përballjet çerekfinale luhen këtë të enjte, ndërsa vëmendja është në Teatrin e Ëndrrave, aty ku djajtë e kuq presin Sevillan. Rashford është mungesa kryesore për vendësit, ndërsa i padisponueshëm është dhe Shaë.

Juventusi pret në Torino Sportingun, ndërsa një triumph në këtë kompeticion mbetet si shpëtimi i sezonit për bardheblutë. Të dënuar në kampionat dhe të eleminuar nga Champions, Allegri ka ndërmend t’i shkojë në fund garës. Dy përballje të tjera interesante janë, finalja e edicionit të parë të Conference League e zhvilluar në Tiranë mes Feyenoordit e Romës si dhe Leverkusen-Royal Union.

Skuadra e Jose Mourinhos ka 3 mungesa në këtë përballje mes tyre dhe Solbbaken, ndërsa tek Feyenoord vetëm Timber. Favoritë për të fituar përballjen cilësohen holandezët. Leverkuseni është e vetmja skuadër gjermane e cila vijon rrugëtimin në Europa League. Aspirinat në mbrëmje ndeshen me Royal Union, një përballje që nuk përjashtohen surprizat. Klubi belg në kampionat renditet i dyti, ndërsa në fazën e grupeve shkëlqeu duke rrëmbyer vendin e parë në grup.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026