Artan Hoxha: Ja qyteti me numrin më të lartë të të penduarve të drejtësisë
Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se tashmë Elbasani është një nga zonat më nën kontroll në Shqipëri sa i takon aspektit kriminal.
Sipas tij konfliktet kryesore ndodhnin pasi Dumani dhe Talo Çela përplaseshin, por në thelb ata nuk ishin organizata kriminale, thjesht kishin punuar për të tilla.
Gazetari theksoi se tashmë një nga qytetet me numrin më të lartë të të penduarve është Elbasani.
“Elbasani ka kohë që nuk është më një zonë e nxehtë. Prej të paktën 1 viti edhe ngjarjet që kanë pasur synime për të krijuar atentate në Elbasan janë parandaluar nga policia. Elbasani sot është qyteti që ka numrin më të madh të të penduarve, të bashkëpunëtorëve që kanë ndihmuar policinë dhe prokurorinë për të zbardhur ngjarjet. Dashur, pa dashur konfliktet e mëdha që ishin në Elbasan midis dy grupeve të cilat ose janë goditur nga shteti, ose janë shpartalluar nga kundërshtarët e tyre…pra ngjarjet e fundit në Elbasan ndodhnin për shkak të përplasjes qoftë të nivelit të grupeve lart. Përplasej Dumani me Talo Çelën që në vetvete nuk ishin organizata kriminale, por kishin punuar për organizata kriminale,” – u shpreh Hoxha.
Sipas gazetarit, sot Elbasani, ndryshe nga pjesët e tjera është një zonë shumë herë më e qetë dhe nën kontroll.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës