Vuçiç: Nëse Prishtina vazhdon të shkelë marrëveshjen për targa do hakmerremi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nga në Rashka ku zhvilloi një takim me serbët e Kosovës, tha se me pëlqimin e tyre do t’i propozohet Qeverisë që të nxjerrë konkluzione për shkeljen e marrëveshjes për targa.
Vuçiç njoftoi se nëse Prishtina vazhdon të pengojë lirinë e lëvizjes së serbëve në Kosovë edhe Beogradi do të marrë masa arbitrare ndaj atyre që kanë targa RKS.
Vuçiç lexoi propozimin që do t’i dërgohet Qeverisë së Serbisë:
“Të kërkohet një përgjigje urgjente nga BE-ja dhe organet dhe institucionet e tjera në botë në mënyrë që Prishtina t’i japin fund menjëherë shkeljes së marrëveshjes për targa dhe të mundësojnë lirinë e plotë dhe të papenguar të lëvizjes për serbët, automjetet e të cilëve përdorin në mënyrë të ligjshme dhe legjitime targat e Republikës së Serbisë. Nuk po kërkojmë asgjë më shumë se sa Prishtina të veprojë sipas marrëveshjeve të dala nga dialogu, por edhe të gjitha dokumenteve të tjera relevante juridike ndërkombëtare”, tha Vuçiç.
Presidenti i Serbisë shtoi se në rast se “ata e refuzojnë këtë zgjidhje kompromisi dhe vazhdojnë të pengojnë lirinë e lëvizjes së serbëve dhe qytetarëve të tjerë që përdorin targa legale dhe legjitime të Republikës së Serbisë në Republikën e Serbisë, pala serbe do të hakmerret me masa të konsiderueshme dhe adekuate”.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut