Roma ‘bie’ në Holandë, Juventusi triumfon, autogolat penalizojnë Man Utd
8 gola kanë prodhur 4 përballjet çerekfinale të Uefa Europa League, ndërsa 2 prej tyre ishin autogola të shënua nga Manchester United. Djajtë e kuq u penalizuan në përballjen e parë ndaj Sevillas në shtëpi, në një barazim 2-2. Sabitzer ishte autori i golave tek skuadra e Ten Hag, ndërsa në pjesën e dytë dy autogola nga Malacia dhe Maguire vulosën përballjen. Ashtu si kjo sfidë dhe ajo mes Leverkusenit dhe Royale Unionit do të vendoset në ndeshjen e kthimit.
Përballja e luajtur në Gjermani u mbërthye në shifrat 1-1 edhe pse belgët shënuan të parët me Boniface, ndërsa vendësit u përgjigjën me Ëirtz. Juventusi dhe Feyenoord ishin skuadrat e vetme që regjistruan triumf në ndeshjet e para, teksa holandezët mposhtën Romën e Mourinhos me rezultat minimal.
Gatti ishte heroi i Juventusit në përballjen e zhvilluar në Torino ndaj Sportingut të Lisbonës. Portugezët zhvilluan një 90 minutësh pozitiv, me disa raste shënimi, por rezultuan të pasaktë. Ndeshjet e kthimit luhen në 20 prill. Edhe në Conference League, dy nga sfidat u mbyllën në barazim. Të vetmet skuadra që regjistruan fitore ishin Anderlecht dhe Fiorentina.
LEXO GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.