A ka konfuzion fleta e votimit? Leonard Olli: Ja gabimi që mund të bëjnë qytetarët
Gazetari Leonard Olli ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Barometri”, ku foli se si po shkojnë gjërat në vendin tonë në këtë kohë zgjedhjesh, ku fushata sapo ka nisur.
Mes të tjerave Olli foli edhe për fletën e votimit, sipas tij, qytetarët nuk do kenë vështirësi apo ngatërresa në fletët e votimit, sidomos te ajo për kandidatët për kryetarë bashkisë. Ai tha se e vetmja ngatërresë që mund të bëjnë qytetarët është ajo e kutisë.
“Sa i takon lehtësisë së votimit, besoj se do jetë shumë e lehtë. Qytetarët janë shumë të informuar. Ne kemi një pjesëmarrje në zgjedhje diku nga 44-49%, e cila është thuajse vlera maksimale e qytetarëve që marrin pjesë në votim.
Në zgjedhjet vendore pjesëmarrja është më ulët. Do jetë e lehtë, fleta e votimit është e identifikueshme nga votuesi. Për çështjen e kandidatëve për kryetarë nuk do ketë probleme. E vetmja gjë që duhet të ruhen qytetarët është të mos ripërsërisin atë fenomenin që hedhin fletën në kutinë e gabuar. Këtu duhet të jenë më të kujdeshëm qytetarët”,-tha Olli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat