Heqja e “20% për shqipen”, Osmani: Mos ta kushtëzojmë me njohjen e pakicës bullgare

14 Prill 2023 | 22:11

Heqja e 20 përqindëshit si përkufizim për gjuhën shqipe në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut sipas shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, nuk duhet të jetë shkak për bllokimin e procesit euro integrues të vendit.

Pas kërkesave publike të partive shqiptare për heqjen e këtij formulimi, Osmani kërkoi prej tyre që të mos e vendosin si kusht në procesin që ka nisur për njohjen në kushtetutë pakicës bullgare.

“Tani nuk guxojmë të krijojmë pretekste. Unë nuk them se partitë politike nuk duhet ti shtrojnë këto kërkesa në këtë komision, por atje ta bëjnë debatin dhe të bisedojnë. Nëse mendojnë se mundet, unë nënshkruaj me të dy duart. Por nëse shohim se kjo mund të keqpërdoret të jemi të kujdesshëm se si e paraqesim interesin e komunitetit tonë”, tha Osmani.

Ndërkohë, shefi i diplomacisë spanjolle Hoze Manuel Albarez i cili vizitoi të premten Shkupin, tha se shteti i tij do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut deri në anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian.

“Kam folur me ministrin Osmani për qëllimin e Spanjës për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Europian. Jam në një turne në Ballkanin Perëndimor dhe dua ta prezantoj interesin dhe mbështetjen tonë për procesin tuaj eurointegrues  që veçanërisht do të theksohet nga 1 korriku i këtij viti kur do të kryesojmë me Këshillin e Bashkimit Europian”, u shpreh ministri i Jashtëm i Spanjës.

Shefat e diplomacive maqedonase dhe spanjolle nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin e bashkëpunimit në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026