Gati për mitingun e “Bashkë Fitojmë”, gazetari zbulon detajet e organizimit

15 Prill 2023 | 12:20

Gazetari Ardit Hoxha zbuloi një lidhje direkte për Euronews Albania detaje nga hapja e  fushatës së koalicionit “Bashkë fitojmë”, e cila ishte parashikuar të hapej këtë  të shtunë në orën 12:00, por që mesa duket ka pasur vonesa.

Gazetari Hoxha tha se në hapje të fushatës do numri total i folësve do jetë  17, ndërsa pritet të zbulohet edhe kënga e fushatës për “Bashkë fitojmë”.

“Kemi mundur të mësojmë disa prej detajeve të këtij mitingu. Numri total i folësve do jetë  17, sigurisht mes tyre do jenë dy drejtuesit e koalicionit zoti Berisha dhe zoti Meta. Gjithashtu do kenë fjalën e tyre përshëndetëse kandidatët e 12 bashkive qendrore për secilin qark të cilët do kenë nga një fjalë përshëndetëse në mitingun e sotëm.

Do prezantohet zyrtarisht edhe kënga që do shoqërojë gjithë fushatën e bashkë fitojmë deri në 14 maj. Një element tjetër është mësuar ditën e sotme, është se të gjithë kandidatët për 61 bashkitë e koalicionit do jenë të rreshtuar në sfond të folësit kryesor”,-tha Ardit Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026