Inter në krizë rezultatesh, zikaltrit mposhten nga Monza, Milani ndalet nga Bologna
Milani dhe Napoli kanë barazuar në prag të përballjes së tyre direkte në Uefa Champions League.
Kuqezinjtë u ndalën nga Bologna në transfertë, ndërsa të besuarit e Spalletit e mbyllën pa gola sfidën me Veronën.
Në përballjen mes Bolognas dhe Milanit, vendësit kaluan në avantazh që në minutën e parë me Sansone, ndërsa 5 minuta para fundit të pjesës së parë Pobega solli golin e barazimit.
Në minutat në vijim shifrat mbetën të pandryshuara, ndërsa kuqezinjtë kanë shënuar vetëm 1 gol në dy sfidat e fundit në kampionat.
Napoli që vijon kryesimin e kampionatit Italian ka barazuar ndaj Veronës me shifra të bardha. Në Diego Armando Maradona skuadra e Spalletit dominoi plotësisht sfidën, por pa gjetur dot golin, teksa nuk rrezikon kreun e tabelës.
Zikaltrit e Interit kanë regjistruar një rezultat negative, ku u mposhtën minimalisht nga Monza. Goli i Caldirolës në pjesën e dytë vulosi takimin, ndërsa zikaltrit janë në krizë të plotë, ku në 5 ndeshjet e fundit kanë 4 humbje dhe 1 barazim.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West