‘Serbët po vriten në Kosovë’, Bërnabiç: Vetëm Kurti duhet ta zbatojë marrëveshjen
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç thotë se nga marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, vetëm kjo e fundit ka detyrime ndaj komunitetit Europian.
Në një intervistë për median serbe, Brnabiç u shpreh se kërkesat e Brukselit janë të qarta ndaj Kosovës për krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.
Ajo thotë se Albin Kurti ka shtuar provokimet ndaj Beogradit dhe se serbët janë të kërcënuar vazhdimisht.
“Serbët kërcënon dhe qëllohen. Varrezat serbe po shkatërrohet. Pyetja ime për ndërkombëtarët është sesi Bashkimi Euriopian mund të garantojë një marrëveshje, kur pala e Kosovës nuk e respekton atë”, tha Bërnabiç.
Në 19 prill bëhen 10 vite nga firmosja e marrëveshjes së Brukselit mes dy vendeve. Sipas kryeminisitres Ana Bërnabiç sot serbët jetojnë më keq se më parë në Kosovë.
“Ne vijojmë të jemi konstruktivë. Drejtori i Zyrës për Kosovës, Petar Petkoviç, ka marrë pjesë në bisedimet teknike ne Bruksel. Ka disa përparim që janë arritur në çështjen e personave të humbur”, u shpreh ajo.
Në Beograd opozita ka hedhur akuza në adresë së Vuçiç duke kërkuar një linjë më të ashpër për Kosovën. Kryeministrja serbe thotë Presidenti Aleksandër Vuçiç është politikani që po mbron më së miri interesat e serbëve në arenën ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta