“Erdha me tram”, Veliaj ironizon opozitën: Pse s’bëni transport falas në Shkodër
Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte këtë të hënë në Pezë për të zhvilluar fushatën e tij elektorale. Ai përsëriti edhe një herë se kanë vendosur që në këtë fushatë të mbjellin pemë, pasi sipas tij, ato do të mbeten edhe pas përfundimit të zgjedhjeve.
Veliaj nuk la pa përmendur edhe kundërshtarin duke kritikuar premtimet e tij për transport falas. Ai ironizoi kreun e mëparshëm të PD, Lulzim Basha për tramin e premtuar si dhe tha se nëse Berisha do të bëjë gjëra falas pse nuk e ka bërë këtë me Shkodrën, bashkia e të cilës drejtohet nga demokratët.
“Në këtë fushatë do dëgjoni lloj-lloj çudirash. Ne në Tiranë jemi mësuar. Ju kujtohet kur dëgjonim për tramin? Unë erdha me tram deri këtu se ju e dini që Luli, Saliu, Iliri e bën tramin. Tani po dëgjojmë lloj-lloj çudirash nga ata që po kandidojnë. Ju e patë Saliun që ditën e pushimit erdhi te shkalla e bashkisë për të na thënë që po kandidojmë me Sali Berishën.
Unë kam një pyetje për Sali Berishën, kur ai premton gjithë këto gjëra falas, duket sikur nuk ka asnjë pushtet. Po ai e ka bashkinë e Shkodrës. Kështu që Saliu që kërkon të bëjë gjëra falas për Tiranën, pse nuk fillon t’i bëjë që tani në Shkodër. Ta bëj falas në Shkodër e ta shikojë si do shkojë Shkodra si kovë pusi për tre ditë. E ka mundësinë ta bëjë trenin falas, taksinë falas, aviona falas për në Shkodër, autobusa falas. Një gjë bën falas ata Saliu dhe Iliri, e mbani mend kush ishte? Torta ishte falas. U bëmë gazi i botës”,-tha Erjon Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut