Puthja e fëmijëve në buzë, gabim apo shenjë dashurie?

18 Prill 2023 | 08:32

Puthja e fëmijëve në buzë i ndan prindërit në dy grupe: ata që e shohin si krejt normale që një prind të puthë fëmijën e tij në buzë dhe grupi i dytë, që e kundërshton në mënyrë kategorike një gjest të tillë.

Dashuria për fëmijën mund të shprehet në shumë mënyra të tjera: me përqafime, me përkëdhelje ose thjesht duke i ndenjur pranë. Puthja në buzë është një “veprim të rriturish”, që është i pavend në këtë rast. Edhe te fëmijët goja është një zonë erogjene. Përjashtimi i vetëm bëhet te të sapolindurit gjatë kohës që ushqehen me gji; kohë në të cilën fëmijët kanë një simbiozë totale me të dy prindërit e tyre.

Ekspertët thonë se në moshën 2-3 vjeçare fëmija e percepton veten si të ndarë nga prindërit dhe ata si të veçuar nga njëri-tjetri, si dhe fëmijët nga të rriturit. Kështu në këtë moshë, puthja e fëmijës në buzë mund të sjellë konfuzion. Buzët dhe vetë goja janë “kufijtë personalë” të trupit të një fëmije. Sipas psikologëve, kur puth një fëmijë në buzë ti i tregon atyre se çdo pjesë trupi është e hapur dhe dikush mund të hyjë në atë “territor” pa problem.

Mjekët, veçanërisht dentistët, paralajmërojnë se në gojën e të rriturve ka me qindra mikrobe, që ndonëse nuk transmetohen tek një tjetër i rritur, kalojnë tek fëmija. Imuniteti i tyre i dobët nuk i përballon dhe kjo mund të shkaktojë infeksione të rënda.

Ndërkohë, më herët, psikologia SallyAnn Mccormack ka thënë për The Sun se nuk është aspak e vërtetë që puthja e fëmijëve në buzë nga ana e prindërve të tyre mund të jetë hutuese për të vegjlit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024