Aktivistja: Vajzat që martohen herët bien shpesh pre e dhunës seksuale
Aktivistja Rita Behadini tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se vajzat që martohen herët bien shpesh pre e dhunës seksuale.
Ajo tregoi se ka raste kur shtatzëni të padëshiruara çojnë në martesa të parakohshme dhe rrjedhimisht ndërpritet edukimi i vajzave.
“Kjo ndikon më pas në gjithë karrierën dhe vazhdimësinë e jetës së saj. Ka disa të dhëna të cilat tregojnë se vajzat të cilat janë pre e dhunës në familje dhe dhunës seksuale, shumë shpesh janë vajza të cilat kanë lidhur martesë shumë herët, ose kanë një fat të tillë që kanë ngelur shtatzënë shumë herët dhe detyrimisht kanë ngelur me të njëjtin partner,” – u shpreh Behadini.
Shkalla e shtatzënisë së paplanifikuar tek adoleshentët në Maqedoninë e Veriut është 11% dhe është një nga më të lartat në Evropë. Për më tepër, shkalla e lindjeve te të miturat është 15.7 në 1000, që është pothuajse tre herë më e lartë sesa mesatarja prej 6 në 1000 lindje për vendet e Bashkimit Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM