“Kjo PD e çliruar nga mëkatet”, Alibeaj hap fushatën: Kërcënim për kastën e vjetër
Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht të martën fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në fjalën e tij, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj sulmoi ata që i quajti kasta e vjetër politike, Rama, Meta, Berisha që sipas tij s’e kanë ndalur agresion ndaj PD.
“Sot kjo parti është nën agresion, PS me në krye një kryeministër mafioz bashkë me ish-kryetarin tonë të shpallur non grata nga aleati ynë më i madh, është një minues i demokracisë dhe inkurajues i korrupsionit, i janë futur një sulmi që nuk po njeh të ndalur. PD është nën agresion ligjor e madje fizik, sepse kjo parti është ndryshe nga ata, e kam fjalën për kastën e vjetër që të ekzistojë një forcë politike me integritet që ka në themel lirinë e çdo individi. Dinozaurët e politikë së vjetër s’e pranojnë dot që një forcë politike të jetë jashtë pushtetit të tyre. Ata e dinë shumë mirë se një parti si PD e çliruar nga mëkatet dhe çdo dilemë me vendosmëri është kërcënim për pushtetin e tyre. Janë të tre bashkë, dhe s’ka asnjë dyshin për këtë, politikën e kanë zaptuar bashkë; si ka mundësi që nuk denoncojnë asnjë oligark të lidhur me qeverinë”, tha Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- PD hap zyrtarisht fushatën, prezantohet Roland Bejko në Tiranë
- Ilir Meta mbërrin në selinë e PD-së, takim me Berishën
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:58 “Me këto pensione nuk përballohet”, pensionistët vlonjatë ankohen për çmimet në plazhet private
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”