KAS rrëzon PD, Qerim Ismailaj mbetet kandidat për zgjedhjet e 14 majit

19 Prill 2023 | 15:37

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD për çregjistrimin e kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailaj, me arsyetim se ai është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Rreth 2 muaj më parë Ismailaj është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg, të cilët janë konvertuar me 40 orë pune për interes publik.

49-vjeçari është akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Kandidatura e tij për bashkinë Mallakastër u konfirmua 1 muaj më parë nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

“Sa i përket rastit të kryebashkiakut të Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim dhe ai do të jetë kandidati ynë”, kështu tha në një deklaratë për mediat kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

 

LEXONO GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026