Pensionistja që vaksinon qentë e rrugës: S’më del pensioni, më ndihmojnë fëmijët

20 Prill 2023 | 08:55

Afërdita Halili, pensioniste, tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se për të vaksinuar qentë e rrugës, një aktivitet që e ushtron rregullisht, nuk i del pensioni.

Ajo tha se janë fëmijët ata që e ndihmojnë në realizimin e këtij misioni. Halili u shpreh se mban rregullisht një vaksinë me vete në mënyrë që kudo ku shkon të ketë mundësi të vaksinojë ndonjë qen të ri.

“Më kushton pak të jem e sinqertë, por unë shkoj i marr te një farmaci me shumicë dhe më bie më lirë. Çfarë pensioni mor burrë i dheut? Mos të kemi fëmijët…pension…Është bërë një shumicë e madhe qensh të braktisur. Familjari e ble qenin me lekë dhe pastaj për një vaksinë, apo për një sterilizim ai e braktis në rrugë,” – tregoi ajo.

Vaksinimi i kafshëve duhet të jetë një detyrim për të gjithë ata që i mbajnë në shtëpi. Vaksinimi është jo vetëm një mënyrë për të mbajtur kafshët të shëndetshme, por edhe vetë njerëzit duke qenë se sëmundje të caktuara mund të transmetohen nga kafsha te njeriu.

20 prilli shënon dhe Ditën Botërore të Vaksinimit të Kafshëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024