“Mes arbëreshëve për të ruajtur rrënjët”- Gazetari zbulon projektin e Lorik Canës
Një nismë për të njohur historinë, e cila nis me zbulimin e rrënjëve tona. Është ky projekti më i ri i gazetarit Arbër Agalliu në bashkëpunim me fondacionin e ish-futbollistit Lorik Cana.
Ai tregoi në një intervistë për Euronews Albania se ky projekt mundësoi që të kishin zë arbëreshët e thjeshtë të cilët u shprehën në gjuhën e tyre, jo në italisht.
“Për ne ky ishte një rezultat fantastik, arritëm në qëllimin tonë, por ende nuk ka mbaruar sepse në maj do të jemi sërish në Kalabri, në Shën Sofi, në Kozencë dhe do të kemi fatin që të marrim pjesë në disa nisma shumë interesante, siç është për shembull bukuria arbëreshe në Kozencë në datën 21 maj, siç është dhe pranvera italo-shqiptare në Shën Sofi në 14 maj, pra do të kemi gjëra shumë interesante që do të tregojmë,” – tha gazetari.
Agalliu tregoi dhe rolin kyç të Lorik Canës në këtë projekt, i cili u përshtat shumë shpejt me komunitetet arbëreshe.
“Në këtë fushë ai ishte dhe mbrojtës i kulturës, por dhe sulmues sepse arritëm të shënonim atë golin tonë,” – tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh