Shiste 3200 euro një dëftesë false, arrestohet drejtori i shkollës

20 Prill 2023 | 11:48

Gjovalin Kodra, drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri është arrestuar nga policia pasi lëshonte dëftesa false, kundrejt shumës 3200 euro, duke përdorur vulën e falsifikuar të një shkolle të mesme.

Në pranga ka përfunduar edhe një shtetas tjetër, Gjin Fusha, bashkëpunëtor i 54-vjeçarit, pasi u kap në tentativë për të shitur dëftesën false.

Policia sekuestroi 26 dokumente shkollore të paplotësuara, por të pajisura me vulën e shkollës së mesme, vula e shkollës 9-vjeçare, 5 USB, 1 celular dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Bëhet me dije se vijon hetimi për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetasit e tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“Strukturat operacionale të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSH-së, si rezultat i një hetimi proaktiv të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dëftesa”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Gj. K., 54 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Drejtor i shkollës 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

-Gj. F., 66 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, njofton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026