Eksperti zbulon ku ndodhet qendra më e madhe e spiunazhit rus në Ballkan
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala zbuloi në një intervistë për Euronews Albania se qendra më e madhe e spiunazhit rus në Ballkan ndodhet në Nish.
Ai tregoi se Wagner dhe elementët pro rusë janë të dukshëm në Beograd.
“Janë rreth 700 milionë dollarë të investuara nga Shërbimi Sekret Ushtarak dhe Shërbimi Federativ rus në Republikën Srpska të Dodikut. Kjo dëshmon rreth 1 miliard dollarë që përdoren për të përmbyllur aktivitetet e tyre në hapësira të ndryshme duke mos u penguar nga institucionet e sigurisë së atyre shteteve. Kjo dëshmon që ka një potencial të jashtëzakonshëm,” – u shpreh Shala.
Rusia ka në plan të sabotojë impiantet me energji hidrike dhe kabllot nënujorë të komunikimit që ndodhen në detin e Veriut. Kështu thotë një investigim i përbashkët i televizioneve publike në Danimarkë, Norvegji, Suedi dhe Finlandë.
Sipas hetimit, Rusia ka një flotë anijesh të kamufluara si anije peshkimi në detin e Veriut, të cilat kryejnë mbikëqyrje të pajisjeve nënujore dhe po hartojnë impiantet kyçe për një sabotim të mundshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)