Skandal në basketbollin e femrave, lojtaret e Partizanit e Tiranës rrihen me grushte
Pallati i sportit ‘Asllan Rusi’ është kthyer në arenë boksi, ndërsa në parket zhvillohej derbi i kryeqytetit në basketboll për femra mes Partizanit dhe Tiranës. Sfida e vlefshme për fazën play off të Kategorisë së Parë në basketboll është fituar nga Partizani, por u shoqërua me përplasje mes lojtareve.
Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania, protagoniste të konfliktit ishin dyshja Dishnica-Banister, të cilat patën fërkime me njëra-tjetrën edhe gjatë ndeshjes. Rezultati i ngushtë 86-83 në favor të Partizanit nu ku prit mirë nga lojtaret e klubit bardheblut, ndërsa dy lojtaret e sipërpërmendura u bënë protagonist të një sherri me njëra-tjetrën.
Gjithçka nisi me një konflikt verbal për të sjellë më pas pamje skandaloze që rrallë ndodhin në këtë kategori të basketbollit. Ishte fillimisht amerikania Banister e cila goditi me grusht Dishnicën, ndërsa në parket hynë dhe familjarë të basketbollisteve. Sherri precipitoi edhe më tepër kur u përfshinë dhe lojtaret e tjera, ndërsa ishte shumë e vështirë për të rikthyer qetësinë. Me kalimin e minutave dhe ndërhyrjen e përfaqësuesve të klubeve u bë i mundur qetësimi i situatës. Ajo çka u konfirmua sërish është mungesa e elementeve sigurisë në sport.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje