Ligji për të shmangur arbitrazhin, Manja: Bazohet në autonominë e palëve

20 Prill 2023 | 15:46

Qeveria ka miratoi në mbledhjen e kësaj jave projektligjin për arbitrazhin. Ministri i Drejtësisë e konsideroi një projektligj që i jep mundësinë zgjidhjes së mosmarrëveshjeve duke u bazuar në autonominë e vullnetit të palëve.

Këshilli i Ministrave i ka dhënë dritën jeshile projektligjit për abritrazhin. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se ky projektligj synon të zgjidh mosmarrëveshjet tregtare mes palëve.

 “Me këtë projektligj tashmë ne japim mundësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve qoftë mes shtetit dhe privatit, apo mes privatëve me njëri tjetrin duke u bazuar tërësisht në autonominë e vullnetit të palëve. Është një zgjidhje e shpejtë, eliminon formalitetet, por njëkohësisht përmbush dhe detyrimin që burojnë nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve tregtare”,-tha Ulsi Manja, Ministër i Drejtësisë

Qëllimi është shmangia e përtalljeve në Gjykatën e Arbitrazhit ku Shqipëria ka humbur disa gjyqe në vlera të mëdha me kompani private. Në këtë gjykatë janë më shumë se 10 procese, ku biznese të huaja që kanë paditur shtetin shqiptar për prishje të marrëveshjeve dhe kërkojnë dëmshpërblim.

Pak javë më parë, kryeministri Rama deklaroi se qeveria shqiptare po analizon mundësinë e daljes nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit pasi kjo e fundit i dha të drejtë biznesmenit italian Francesko Becchetti, ku Shqipëria detyrohet të paguajë 110 milionë euro. 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026