Bizneset pro kufizimit të muzikës, operatorët turistikë në Vlorë mirëpresin vendimin

20 Prill 2023 | 16:28

“Operatorët e turizmit në qytetin e Vlorës janë parimisht dakord me vendimin e ministrisë së turizmit sa i përket fashës orare për muzikën në zonat e banuara deri në orën 24.00. Ajo që kërkojnë unanimisht shoqatat e operatorëve turistikë është se duhet të ketë një koordinim më të mirë të institucioneve sa i përket hartëzimit të vendeve ku do të lejohet muzika”,-tha gazetarja e Euronews Albania Ebrieta Maçaj

Për kreun e unionit turistik për jugun Vasil Bedinaj, shëtitorja në Lungomare duhet të jetë e përshtatshme për njerëzit ku mund të shijojnë qetësinë duke mos u shqetësuar nga muzika e lartë.

“Në rast se do të kemi muzikë pas orës dymbëdhjetë ajo duhet të jetë në zonën e Zvërnecit apo në zonën e Radhimës, pra të ngrihet një grup pune që të përcaktojë qartë se cilat subjekte do të lejohet muzika edhe pas orës dymbëdhjetë dhe të përcaktohen baret apo klabet që funksionojnë në shëtitoren e Vlorës”,-tha Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistik për jugun

Kreu i shoqatës turisike “Arta”, e cila përfshin një numër të lartë të bizneseve përgjatë bregdetit të Vlorës theksoi se deri në mesnatë duhet të ketë një jetë gjallëruese të mirëkordinuar.

“Le të vijnë ta masin me mjetet , jemi të parët që e duam këtë gjë sepse nuk duam kakofoni, por nuk duam që edhe bizneset të bllokohen të jenë të shëndetshme. Në jetën e natës në Vlorë të mos ketë kufizim drastik. Deri dje ka qenë teoria se Covid përhapet përmes muzikës, por shyqyr zotit nuk jemi më në kohën e Covid kështu që jeta e natës duhet të marri atë pjesë që i takon. Na lini të bëjmë biznes”,-tha Ervin Sota, Kreu i Shoqatës Turistike ‘Arta’.

Sipas operatorëve këtë vit do të ketë kemi një rritje të fluksit të turistëve me 20 përqind ndërsa kanë nisur tashmë përgatitjet për çeljen zyrtare të sezonit turistik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026