Dështimi i radhës i Bayernit, Manchester City ia del dhe në “Allianz Arena”

20 Prill 2023 | 16:46

Dy çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve janë Inter-Milan dhe Mancester Siti-Real Madrid. Verdikti i së mërkurës konfirmoi dhe dy skuadrat e tjera të cilat do të vijojnë aventurën e tyre në këtë kompeticion.

Bajerni edhe pse më kërkues në fushën e lojës nuk mundi të shkojë më tepër se një barazim 1-1, me miqtë që ishin thuajse të kualifikuar që në ndeshjen e parë.

Mundësia më e mirë për të besuarit e Guardiolës ishte në minutën e ‘37, aty ku Haland shpërdoroi një penallti, duke e dërguar topin në tribunë. Do të ishte sërish Bomber norvegjez ku 20 minuta më pas, do të shmangte lehtësisht mbrojtësin francez Upamekano dhe të zhbllokonte rezultatin.

Vendësit u munduan të reagojnë, sidomos kur në fushë hyri Mane, me senegalezin që fitoi një 11 metërsh të shndërruar në gol. Me këtë rezultat Siti ka të drejtën të shkojë në gjysmëfinale ku e pret Reali i Madridit.

Në Itali, Interi regjistroi një barazim spektakolar me Benfikën 3-3. Ndeshja u zhbllokua shpejt nga zikaltrit, ndërsa më pas portugezët barazuan. Minutat në vijim skuadra e Inzagit do të shënonte 2 gola të tjerë, por me uljen e ritmit pësoi, por pa vendosur në rrezik kalimin më tej. Në përballjen e radhës, Interi do të përballet me Milaninderbin e Madoninës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026