“S’jemi pengje të oligrakisë e korrupsionit”, Bejko: Jam besimplotë te fitorja
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, tha këtë të enjte se është besimplotë se qytetarët do i jap votën, e pse jo do e çojnë drejt fitores.
Ai tha se arsyeja se pse duhet të votohet Partia Demokratike, është sepse 70% e qytetarëve nuk e duan më politikën e vjetër. Bejko ka shtuar se Partia Demokratike nuk është beng i oligarkisë dhe se nuk mban krime mbi supet e saj.
“Jam besimplotë se kredibiliteti dhe personaliteti juaj në çdo zonë, në çdo lagje, në çdo fshat, si në Tiranën urbane ashtu edhe në atë rurale, do të na japi mundësi që ta maksimalizojmë votën e Partisë Demokratike, dhe të synojmë pse jo, fitoren. Pse e synojmë fitoren? Sepse, sipas të gjitha sondazheve, siç e keni vënë re, janë mbi 70 % e qytetarëve shqiptarë që refuzojnë klasën e korruptuar politike, e cila përfaqësohet nga trekëndëshi Rama, Berisha, Meta. Në këto kushte përballë tyre, ne jemi të ndryshmit e tyre.
Ne nuk jemi pengje as të oligarkisë, nuk mbartim mbi supe as krime dhe as korrupsion. Nuk kemi rekorde të bashkëpunimit me krimin e organizuar, me ekonominë kriminale. Pjesa jonë më e madhe, pjesa dërrmuese jemi në kushtet e punës, e fitojmë përditshmërinë tonë, e fitojmë jetën tonë, nëpërmjet profesionit të gjithsecilit.
Edhe ata që janë në biznes nga pjesa e këshilltarëve janë biznesmenë të rregullt, që i respektojnë rregullat e konkurrencës, që e duan tregun e lirë, që nuk u shmangen taksave dhe janë në rregull me detyrimet shtetërore”,-tha Roland Bejko.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut