Zgjedhjet në Veri, Vuçiç: Ditë e vështirë për popullin serb dhe turpi i Evropës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha sot se e diela, kur do të zhvillohen zgjedhjet në veri të Kosovës në të cilat serbët nuk do të marrin pjesë, do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë dhe ditë e vështirë për popullin serb.
Kjo, shtoi ai, do të jetë një ditë që do të jetë turpi i botës dhe Evropës dhe turpi i Kuintit.
“Ata do të mbajnë zgjedhje të dielën, do t’i mbështesin dhe pastaj do të thonë se fajin e ka Beogradi”, tha Vuçiç në një intervistë në TV Prva.
Ai përkujtoi pse serbët nuk marrin pjesë në zgjedhje.
“Jo për një trill, tha ai, por për shkak se drejtori i Drejtorisë së Policisë së Kosovës për Veri, komandanti Nenad Gjuriç, është shkarkuar në mënyrë të kundërligjshme, sepse Todosijeviç është dënuar, sepse kanë qëlluar mbi serbët, kanë grabitur tokën, kanë provokuar dhe ngacmuar Serbët në baza ditore, dhe se serbët marrin pjesë në institucione, pa u formuar asociacioni i komunave serbe për dhjetë vjet”.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë