“Jo gjithmonë ka sukses”, mjeku: Sa kushton një fertilizim In Vitro

21 Prill 2023 | 10:22

Embriologu Marsel Haxhia tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se fekondimi In Vitro kushton 4-5 mijë euro dhe jo gjithmonë ka sukses.

Sipas tij, në Shqipëri është në një çmim të ngjashëm, ose pak më lirë në krahasim me të gjitha vendet evropiane.

“Për të kryer një fekondim In Vitro, pak a shumë, bashkë me analizat, bashkë me mjekimet, shkon rreth 4-5 mijë euro,” – u shpreh Haxhia.

Mjeku sqaroi se fatkeqësisht ndodh që ti mund t’i kryesh të gjitha procedurat dhe fekondimi të mos rezultojë i suksesshëm. Në këto kushte sa herë të provosh aq herë duhet të paguash.

Vetë Haxhia tregoi një rast i cili kishte përfunduar me sukses pas 9 In Vitro të dështuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024