Berisha: Yuri Kim i kërkon SPAK-ut të më arrestojë| Juristi Spahiu: SPAK të reagojë
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Euronews Albania deklaratat e Sali Berishës, i cili pretendon se Yuri Kim ka shkuar në SPAK për të kërkuar arrestimin e tij.
Juristi kujtoi për shikuesit edhe akuzat e para 5 viteve që Berisha ka ngritur ndaj ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, njësoj siç po bën tani me Kim.
“Nëse SPAK-u është siç thotë Berisha, degë e Partisë Socialiste dhe komandohet nga Edi Rama, pse dhe me gjithë kërkesën e amerikanëve nuk e arreston Berishën kjo degë. Kush i pengon prokurorët që të arrestojë Berishën nëse e kërkon Amerika e Trump-it, Amerika e Biden dhe Bashkimi Europian,” – u shpreh Spahiu.
Sipas tij, këto deklarata duhen marrë me rezerva dhe SPAK ka një lloj detyrimi moral me publikun që t’i thotë të vërtetën nëse ambasadorët amerikanë apo europianë kanë kërkuar apo jo arrestimin e Berishës.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së