Flamurtari e nis mbarë, vajzat vlonjate mundin Partizanin në basketboll
Vajzat vlonjate në basketboll kanë nisur mbarë ndeshjet finale për titullin kampion, duke mposhtur në takimin e parë Partizanin me shifrat 73-58.
Në një ndeshje e cila u dominua në pjesën më të madhe të saj nga ekipi i Flamurtarit, edhe pse Partizani ka në skuadër basketbolliste të huaja me cilësi shumë të mira, vajzat vlonjate treguan karakter dhe dëshirë për ta fituar.
Të mbështetua edhe nga publiku, që dalëngadalë ka nisur ti rikthehet shkallëve të pallatit të sportit në Vlorë, pjesa e parë u mbyll me një avantazh prej 10 pikësh për Flamurtarin.
Ekipi vlonjat u tregua dominant në fushë, duke luajtur kështu një nga ndeshjet më të mira për këtë sezon.
Në fund të ndeshjes, vetë arkitektja e ekipit të Flamurtarit, Elona Hasanaj pati vlerësime për të gjithë skuadrën e saj.
Në total janë 5 ndeshje mes këtyre dy skuadrave. Ekipi që fiton 3 të tilla shpallet kampion. Ndeshja e radhës luhet të mërkurën në kryeqytet.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës