“Një ditë e mirë për Kosovën”, Lulzim Basha: Akti i sotëm hap një faqe të re

Lulzim Basha
24 Prill 2023 | 16:48

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për kalimin me sukses të fazës së parë të Kosovës për anëtarësimin në Këshillin Europian.

Ai e ka quajtur ditën e sotme një ditë të mirë dhe sipas tij akti i sotëm hap një faqe te re në marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare.

“Një ditë e mirë sot për Kosovën në Këshillin e Europës. Komiteti i Ministrave të vendeve anëtare, i dha mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Europës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Europës.

Pas vendimit të shumëpritur të Bashkimit Europian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, akti i sotëm hap një faqe te re në marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare.

Kosova në Këshillin e Europës është garanci edhe për ata që kanë pretendime përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave.

Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm në zemër të Evropës. Sa më shpejt që ky realitet të përqafohet nga të gjithë, duke përfshirë edhe Serbinë, aq më mirë do të jetë, para së gjithash, për qytetarët e Kosovës, si serbë ashtu edhe shqiptarë, aq më mirë do të jetë për të ardhmen e gjithë rajonit tonë.

Është koha që dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta hedhin një hap të tillë. Sa më shpejt të ndodh aq më mirë do të jetë për sigurinë dhe stabilitetin e Europës.

Ballkani Perëndimor në NATO dhe EU do të thotë një Europë më e fortë, më e sigurtë dhe më e begatë”,-shkruan Lulzim Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026