Sulmet kibernetike në RMV, dyshime se hakerat financohen nga Irani dhe Rusia
Këtë e ka konfirmuar vetë policia, ndërsa ministri i brendshëm Oliver Spasovski theksoi se këto sulme kibernetike kanë pasur për qëllim ndjelljen e frikës dhe destabilizimin e vendit.
Kërcënimet janë dërguar nga 60 e-maile të ndryshme, ndërsa autoritetet presin përgjigje nga ekspertë të huaj të fushës për të zbuluar rrjetet private.
“Kemi zbuluar disa grupe, për të cilat po bëhet dokumentimi i plotë i veprimtarisë së jashtëligjshme. Presim një përgjigje nga ekspertë të fushës për mënyrën se si kanë vepruar dhe se kush qëndron pas këtyre sulmeve kibernetike”,-tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm i RMV-së
Nga ana tjetër kryeprokurori i vendit ngre alarmin se mjetet që posedon Maqedonia e Veriut për zbulimin e këtyre hakerave janë të pakta. Ai kërkoi më shumë buxhet për të modernizuar repartin e sistemit mbrojtës.
“Duhet të shkojmë deri tek burimi i kërcënimeve, të zbulojmë motivet e tyre dhe qëllimet. Na duhet dinamikë veprimi dhe më shumë mjete. Për këtë gjë duhen shumë para dhe punë për të mbrojtur sistemet që kanë akses qytetarët”,- tha Gavrill Bubevski, kryeprokuror i repartit për krimin e organizuar
Në 6 muajt e fundit mbi 720 institucione publike në RMV kanë rënë pre e kërcënimeve përmes alarmeve për bombë. Bëhet fjalë për shkolla, qendra tregëtare, institucione shtetërore, të cilat kanë shkaktuar panik dhe kaos tek qytetarët.
Jo vetëm kaq, por pre e sulmeve kibernetike ka rënë edhe sistemi elektronik i fondit të shëndetësisë duke lënë pa paga punonjësit e këtij sektori.
Përveç se në Maqedoni, pre e këtyre sulmeve kanë rënë thuajse të gjitha vendet e Ballkanit që pas nisjes së agresionit në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh