Vrasja e Nikulaj, gazetari: Flitet hasmëria, pse s’përmendet tenderi

25 Prill 2023 | 17:52

Gazetari Lavdrim Lita tha se për vrasjen e Ardian Nikulaj flitet shumë për hasmërinë që ai ka patur, por nuk flitet për tenderin.

Ai tha për Euronews Albania se biznesmeni i cili u ekzekutua disa ditë më parë në lokalin e tij, ka fituar tenderin e pastrimit të Shëngjinit, e cila sipas tij është një kontratë për 500 milionë lekë vjetore

“Në posterat elektoral të partisë Social Demokrate, në Lezhë, del fotografia e Tom Doshit, pra e kryetarit të partisë dhe emri Ardian Nikulaj poshtë. Ç’ka do të thotë që ai ishte anëtar politik dhe dëshironte të ishte anëtar i këshillit bashkiak në Lezhë.

Por kjo nuk e pengonte që ai të bënte thirrje për kandidatin për kryetar bashkie. Kjo ishte ndryshim i partnerit politike, sepse ai ishte në marrëdhënie biznesi apo kontraktuale me bashkinë e Lezhës, përmes tenderit të pastrimit të Shëngjinit. Shumë media e shikojnë si gjë të vogël, por në fakt po flasim për një kontratë 500 milionë lekë vjetore, pra jo pak për një zonë si zona e Shëngjinit”,-tha gazetari Lita.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023