Vidhte farmacitë gjatë natës, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë
Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve në disa farmaci të Tiranës gjatë muajve të fundit.
Nga grupi hetmor u provua se 37-vjeçari i kryente vjedhjet e tij gjatë natës, duke marrë me forcë paratë te kasa pavarasisht rezistencës së farmacisteve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, gjatë muajve të fundit, në disa farmaci në Tiranë. 3 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:
– Më datë 31.01.2023 dhe më datë 19.03.2023, ka vjedhur shuma të ndryshme parash, në një farmaci, në rrugën “Teodor Keko”;
– Më datë 23.04.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një farmaci, në rrugën “Loni Ligori”, njofton policia.
LEXO GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)