Edi Rama nga Elbasani: Lulzim Basha ishte më serioz se ky “Luluçi”

27 Prill 2023 | 19:00

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të enjte në një takim me gratë dhe me vajzat e Elbasanit. Ai tha se puna mund të ecë përpara vetëm duke pasur gratë.

Gjithashtu ai përmendi kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Elbasanin, Luçiano Boçin duke thënë se nëse mendonte se Luli ishte artist, ky ia kalon.

“Më besoni që unë mendoja që Basha ishte kulmi i artistit që të rreh edhe kur e pyet sa ishte ora, por Luli është  shumë më i vërtetë dhe më serioz se sa “luluçi” që keni ju këtu.

Unë nuk besoj se në historinë e zgjedhjeve ka pasur ndonjë kandidat që e ka nisur me një skenë filmi. Ai i cili do të sillte 400 milion euro këtu në Elbasan dhe një konsulent dhe firmosi marrëveshjen, dhe aty thuhet kryetari i ri i Bashkisë, një post që nuk ekziston. Është artist më heq mallin e Lulit, se më ka marrë malli për Lulin,”- tha Edi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026