Dhunohen varret e Haklajve në Tropojë, avokati i familjes: As kafsha nuk e bën
Avokati i Aishe Haklaj, Idajet Beqiri, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me thirrjen e Aishes në Prokurorinë e Posaçme.
Avokati zbuloi se Haklaj do të merret në pyetje, për padinë që ka bërë në SPAK për Sali Berishën, ku e akuzon për vrasjen e vëllezërve të saj.
Gjithashtu avokati u ndal dhe te një ngjarje e ndodhur dy ditë më parë, ku varret e vëllezërve Haklaj në Tropojë u dëmtuan sërish. Ai nënvizoi se as kafshët nuk e bëjnë një gjë të tillë sa të dëmtojnë varret e të vdekurve.
“Problemi është që varret e tyre gjithmonë janë dhunuar, për një kohë të gjatë dhe dhunimet kanë qenë të rënda shumë. Ndaj dhe familjarët nuk i prekën, i lanë të dëmtuar, pasi vetë plaku i Haklajve ua preu familjarëve që të mos i rregullojnë deri sa t’u dalë dufi këtyre njerëzve që s’kanë as moral, as tradita dhe as zakone, që e çojnë në ekstrem hakmarrjen e tyre primitive. Nuk mund të shkosh t’i prekësh varrin, edhe kafsha nuk e bën një gjë të tillë. Por me të tillë kategorie njerëzish kemi të bëjmë. Pasi kaloi një kohë e gjatë vetë Aishja i tha të atit se “do t’i rregulloj pasi jam e bindur që i ka rëndë dalldia kiminelëve që nuk njohin as moral, as zakone, as fe”. I rregulloi prapë por ata i dëmtuan sërish”, tha Beqiri.
LEXONI GJITHASHTU:
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit