Zgjedhjet në Turqi, gazetari: Sondazhet tregojnë se Erdogan nuk do të fitojë

29 Prill 2023 | 17:35

Me 14 maj edhe në Turqi votohet për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale.

Këto zgjedhje cilësohen të rëndësishme për Presidentin Erdogan, i cili kërkon një tjetër mandat në krye të vendit.

Gazetari Sokol Brahaj në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania tha se në bazë të sondazheve Rexhep Tajip Erdogan, këtë vit nuk do i fitojë zgjedhjet presidenciale.

Ai theksoi se sondazhet tregojnë se me shumë mundësi fiton opozita.

“Sondazhet e deri të premtes tregojnë se me shumë mundësi fiton opozita. Sipas burimeve Erdogan është duke u përgatitur për raundin e dytë dhe ai është i sigurt që në raundin e parë nuk do të mbarojë kjo punë. Raundi i parë  do të fokusohet te zgjedhja e deputetëve, kurse për president do të jetë raundi i dytë. Nëse ngelet për raundin e dytë jemi të sigurt që opozita do të fitojë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026