“Gërvalla shmangu incidentin në OKB”, Kocaqi: Ambasadori rus presion për shqipen
Historiania Elena Kocaqi ishte e ftuar këtë të diel në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes aspak të këndshme e ndodhur në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku ministres së Jashtme të Kosovës iu kërkua të mos fliste shqip.
“Është një shkelje e ligjit ndërkombëtarë nga ana e palës ruse, e cila ka detyruar ministren e jashtme të Kosovës të flasë në anglisht. Edhe ministrja nuk duhej të kishte pranuar, duhet të vazhdonte të fliste shqip”, – tha Kocaqi.
Ajo shtoi se gjithsesi ministrja u mundua të shmangte incidentet e të mos e çonte vëmendjen në gjëra që nuk ishin arsyeja e pjesëmarrjes së saj në Këshill, por ky ka qenë një mesazh i Rusisë.
“Ky ishte një mesazh që i drejtohej Kosovës, për arsyen sepse Rusia mban anën e Serbisë dhe për të denigruar institucionet legjitime të Kosovës dhe për ta ulur ndërkombëtarisht shtetin e Kosovës, se meqë Rusia dhe Serbia nuk e njohin, ndaj do sillen në atë formë. Megjithatë, mendoj se ministrja e Jashtme është munduar të shmangë çdo lloj përplasjeje me qëllim që të arrinte ku donte vizita e saj e të mos e merrte kjo vëmendjen”, u shpreh Kocaqi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur