“Ka dosje”, Berisha akuzon kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit. Këlliçi ftesë Veliajt

30 Prill 2023 | 18:55

Teksa ka prezantuar kandidatin për koalicionin “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Fushë-Arrëzit, ish-kryeministri Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut të asaj bashkie.

“Fran Tuci ka disa dosje, është famoz, ka disa dosje në prokurorinë e partisë, por në qoftë se i duket se po rëndohet, e ftoj të vijë këtu në këtë shesh, ta zgjedhë ditën dhe ju të gjithë burra e gra aty, bashkë me Hil Currin t’i nxjerrin xhepat, të tregojë çdo gjë, çdo qindarkë që kanë, cila është origjina e tyre, çfarë do bëjnë për ju… Ai me dhjetëra e dhjetëra tenderë, njëlloj si ky Frani këtu, që edhe nëse nuk ja fiton i vëllai, ja ndërmjetëson i vëllai ato tenderët. Edhe Edi e ka baxhanakun famoz, baxhanaku i Edit që ta dini ju, fiton absolutisht mbi 100 tenderë. E kanë privatizuar”, tha Berisha.

Nga ana tjetër Belind Këlliçi, në fushatën e tij, ka vënë theksin tek transporti publik falas, ndërkohë i ka bërë dhe një ftesë publike kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Gjej rastin t’i shtrij dorën për një ftesë Erion Veliajt për të ardhur në debat publik, për të ardhur këtu me ju, për ta zgjedhur ai vendin, orën, mediat, platformën, pyetjet, çështjet për çfarë të dojë ai. Duke nisur nga edukimi ynë, për të vazhduar te problemet e Tiranës, për të folur për qytetarët”, tha Këlliç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026