Padia e Berishës ndaj sekretarit amerikan të shtetit. Çfarë pritet të ndodhë?
Avokati shqiptar në SHBA, Medlir Mema tha në një intervistë për Euronews Albania se padia e Sali Berishës ndaj sekretarit amerikan të shtetit lidhur me shpalljen e tij non grata nuk është mënyra e duhur për të kërkuar të drejtën e tij.
Sipas avokatit, hapi i dytë i hedhur nga Berisha, përmes angazhimit të një kompanie për të hapur dosjet është hapi i duhur.
“Berisha ka hedhur në gjyq Blinken për të kërkuar të drejtën me marrjen e informacionit për vendimin e marrë, pra jo në kuptimin e një veprimtarie kriminale. Gjyqi e detyron individin, në këtë rast si sekretar i shtetit për të provuar dokumentin, kjo është një mënyrë brutale për ta bërë. Dhe hapi i dytë, që Berisha ka marrë përmes angazhimit të një kompanie për të hapur dosjet është hapi i duhur. Nuk mendoj se është konstruktive nga pala e Berishës, megjithatë ai është në të drejtën e tij që të kërkojë dokumentet”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut