Maliqi çel sezonin turistik, ‘pylli i fazanëve’ atraksioni më i veçantë në Juglindje

1 Maj 2023 | 19:50

Në nisje të sezonit turistik, në Maliq u zhvilluan aktivitete të veçanta. Me ndryshimet e bëra vitet e fundit, kjo qytezë, po kthehet në një destinacion turistik për vendasit dhe të huajt.

Vetë banorët e Maliqit tregojnë se qyteza ka marrë zhvillim turistik, duke vlerësuar dhe Pyllin e Fazanëve si një nga sajtet me të rëndësishme turistike të zonës.

“Besoj pylli njëherë është vend që mund të shijohet shumë nga pushues të ndryshëm. Përveç pyllit, nuk e di dhe Maliqi vet qytet që të ofron shumë gjëra është”, thotë një banor.

“Maliqi është turistik jo do behet. Ka shumë vende për të vizituar, kohët e fundit u shtua dhe Pylli i Fazaneve që është vërtet një atraksion turistik, dita-ditës shtohet turistët si të huaj dhe vendas, këtu bëhen aktivitete të ndryshme shkollore, familjare, festa që bën bashkia dhe mendoj se është vërtet një pikë për t’u vizituar nga banorët përreth, por edhe ata jashtë”, shprehet një tjetër.

Por përse duhet që turistët të vizitojnë këtë zonë në juglindja të vendit?

“Maliqi ka shumë për të ofruar. Ofron sajte arkeologjike, ka në gjithë zonën e Maliqit. Ka disa probleme me shtigjet për të shkuar aty dhe sinjalistiken, që mendoj se këtë vit e mbyllim dhe Maliqi ofron Pyllin e Fazaneve, një nga më të mirët në Shqipëri”, thotë Festim Tomori, drejtori i Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit.

Për shkak të potencialit të lartë për zhvillimin e turizmit, edhe fshati Kolanec në Maliq pritet të jetë një pikë orientimi për turizmin në juglindje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026