Zhdukja e dy personave në Sarandë, reagon prokuroria

2 Maj 2023 | 11:56

Prokuroria Sarandë, ka reaguar në lidhje me zhdukjen prej disa javësh të shtetasve Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori, në qytetin bregdetar.

Përmes një koumnikate për media, organi i akuzës bën me dije se në lidhje me rastin po vijon puna e prokurorëve me intensitet të lartë.

Prokuroria apelon ndaj mediave që mos të publikojnë informacione të cilat nuk I shërbëjnë zbardhjes së të vërtetës.

Gjithashtu, organi i akuzës vlerëson se nuk është as edhe në interesin publik, publikimi i informacioneve të pa verifikuara dhe që nuk janë shpërndarë ligjërisht nga autoritetet kompetente.

“Vlerësojmë se ekspozimi në media apo rrjetet sociale i deduksioneve personale nga cilido që mund të vijë në posedim të informacioneve të ndryshme të marra konfindecialisht nga persona  që e përfitojnë informacionin për shkak të detyrës, jo vetëm që cënon rëndë veprimtarinë hetimore por i vendos edhe personat e ndryshëm të përfshirë ose jo në ngjarjen konkrete në situata jo reale dhe të panevojshme në raport me interesin e familjarëve të viktimave nga vepra penale, në raport me interesin publik por edhe në raport me vetë autoritetet hetimore.

Duke e mirëkuptuar interesin e mediave për informimin e publikut, organi i akuzës kërkon   angazhimin e tyre për mosekspozimin e informacionit të paverifikuar dhe të panevojshëm me qëllim që ky interes të mos prevalojë mbi interesin e hetimeve të ngjarjes, por as edhe mbi sigurinë publike”, njoftoi prokuroria.

Kujtojmë se familjarët e dy personave të zhdukur në Sarandë, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhorit mbajtën këtë të martë një protestë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Me pankarta në duar, me fytyrat e dy personave të zhdukur, ata kërkuan një përgjigje nga policisë në lidhje me fatin e të afërmve të tyre.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026