Avokati i PD pas seancës në GJK: S’morëm asnjë përgjigje, demokracia në rrezik
Avokati i deputetëve të Partisë Demokratike, Marash Logu, ka folur pas seancës së ditës së sotme në Gjykatën Kushtetuese për kërkesën e bërë nga opozita për shfuqizimin e VKM-së për ndërtimet pa leje.
Ai tha se nuk shtyrja e seancës ka qenë e panevojshme dhe se ka shërbyer vetëm për t’u dhënë kohë që të zgjidhnin problematikat që ka VKM-ja. Gjithashtu ai ka thënë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për pyetjet dhe për shqetëesimet e ngritura në Këshillin e Ministrave.
“Nuk u mor asnjë lloj përgjigje për të gjitha ato pyetje e shqetësime që kishim për Këshillin e Ministrave. I bënë bisht përgjigjes se pse nëpërmjet kësaj VKM-je synojnë të theksojnë pabarazinë e qytetarëve përpara ligjit.
Pabarazia e trajtimit të qytetarëve në raport me biznesmenët është një nga arsyet pse Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë shfuqizimin e kësaj VKM-je si të papajtueshme me Kushtetutën. Në një shtet ku demokracia dhe shteti i së drejtës nuk funksionon në fillim nxirret VKM-ja pastaj një ligj. Kjo ka ndodhur në rastin konkret. Më 7 shtator 2022 është miratuar VKM-ja, ndërsa më 17 mars 2023 është nxjerrë një projektligj që ka për synim të rregullojë ato aspekte problematike që ka VKM-ja.
Shteti i së drejtës, demokracia dhe të drejtat e qytetarëve janë në rrezik serioz. Të gjitha përpjekjet që bëri qeveria për të shtyrë procesin në Gjykatën Kushtetuese janë për t’i dhënë kohë për të rregulluar disa problematika që ka kjo VKM”, deklaroi Marash Logu.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh