Testimi psiko-social për mësuesit, nis vlerësimi për etikën dhe komunikimin.
Për mësuesit në shkolla, ka nisur testimi psikosocial. Ky testim ka për qëllim shmangien e rasteve të dhunës dhe abuzimeve seksuale në institucionet arsimore.
Në këtë vlersim, do të përfshihen jo vetëm mësuesit e rinj, në këtë profesion, por dhe ata mësues që kanë pasur precedentë të mëparshëm penalë, ose kundrejt tyre ka pasur një ankesë nga nxënësit ose prindërit në shkollë. Këta nuk do të lejohen të ushtojnë më këtë profesion.
Do të jetë një afat kohor prej tre muajsh, që do u lihet mësuesve të rinj, si periudhë prove. Në tre muaj provë, vlerësohet nga një komision i posaçëm nëse i plotëson të gjitha kriteret sa i takon aspektit social dhe psikologjik.
Testimi përmban 100 pikë, me pyetje të hapura dhe e të mbyllura mbi etikën, sjelljen, mjedisin mësimor, komunikimin si dhe gjendjen psiko-emocionale. Është një komision I përberë nga 5 punonjës të shërbimit social dhe punonjës të zyrës arsimore. Në bazë të pikëve, mësuesi i vlerësuar me mbi 60 pikë nga shuma aritmetike e pikëve e të gjithë anëtarëve të komisionit, konsiderohet i aftë, për të ushtruar detyrën e tij. Ai që ngel nuk do të jetë më mësues.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk