Festivali ndërkombëtar i kukullave, edicioni i parë në Elbasan

2 Maj 2023 | 21:10

Festivali ndërkombëtar i kukullave vjen për herë të parë në qytetin e Elbasanit. 8 trupa teatrore të huaja  dhe 3 nga Shqipëria do të prezantojnë për fëmijët zbavitje dhe mesazhe të ndryshme në skenën e teatrit “Skampa”.

E gjithë kjo sipërmarrje ka ardhur si ide dhe dëshirë e aktores së mirënjohur Shegushe Bebeti, cila prej me shumë se 40-të vitesh u ka dhënë jetë kukullave për fëmijë. Vetë Bebeti thekson se ka qenë dëshira e saj që Festivalin e kukullave për fëmijë ta prezantonte në qytetin e saj të origjinës, Elbasanit.

“Unë uroj shumë që ky festival të bëhet një traditë e bukur për qytetin e Elbasanit pasi është një nga eventet me të rëndësishme për targetin e fëmijëve të cilët kanë shumë nevojë për aktivitete kulturore,” – u shpreh ajo.

Festivali Ndërkombëtar i Kukullave e ka çelur siparin me shfaqen e qytetit pritës Elbasanit. Shfaqja “Në botën e çokollatave” erdhi nën regjinë e Hysen Mullajonuzit i cili vlerësoi maksimalisht festivalin dhe vlerat që ai synon të përcjellë.

“Është një vlerë e shtuar kur në sallë janë edhe kolegë dhe artistë të ardhur nga vende të ndryshme të Europës të botës për te parë një pjesë te kultures dhe të artit të femijeve të Shqipërisë,” – tha Mullajonuzi.

Për aktorin profesionit të Elbasanit Mario Elezi është një kënaqësi e veçantë të luash përpara fëmijëve.

“Të luash për fëmijët është një mrekulli më vete. Unë jam një aktor profesionist në teatrin Skampa dhe i njoh të dyja edhe të rriturit dhe fëmijët por me fëmijët është një kënaqësi e papërshkrushme dhe është diçka e çlirët,”- tha Elezi.

Pas shfaqjes së Elbasanit ishte radha të performonte trupa e Tunizisë e cila gjithashtu u prit me emocion.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026

“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan

Gruaja shqiptare, përballë mungesës së lirisë, paragjykimeve dhe një shoqërie që ka ndryshuar sistemet, por jo gjithmonë mentalitetin. Ky është boshti mbi të cilin ndërtohet...
13:38 | 19/07/2026